Lajme

Dita e Çlirimit, Daut Haradinaj: Peja sot nuk ka ura ndarëse, por ura bashkimi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:48 / 16 June 2025

Në përvjetorin e çlirimit të qytetit të Pejës, deputeti Daut Haradinaj ka përkujtuar me nderim sakrificën e grave dhe burrave që dhanë jetën për lirinë e vendit.

“Sot, në Pejën e lirë dhe të lavdishme, nderuam sakrificën e shumë grave dhe burrave që e dhanë jetën për liri. Peja sot nuk ka ura ndarëse, por ura bashkimi,” ka shkruar Haradinaj.

Ai kujtoi simbolikën e Urës së Gurit dhe Urës së Zallit, të cilat para 26 vitesh përfaqësonin ndarje, por që më 16 qershor të vitit 1999 u hapën për të mos u mbyllur më kurrë.“Jam dhe do të mbetem krenar për të gjithë ata luftëtarë trima që nuk kursyen asgjë për ta bërë Pejën të lirë dhe të jetueshme,” theksoi Haradinaj.