Lajme

Dita e Flamurit: Nesër do të vendoset në objektin e Komunës së Preshevës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:06 / 27 November 2023

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se të hënën në godinën e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.

Arifi ka njoftuar se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit.

”Nesër në godinën e Komunës së Preshevës, nga ora 12:30 do të vendosim flamurin kombëtar. Prandaj, jeni të ftuar të përcjellni si dhe më pas do te jem ne dispozicion për intervista”, thuhet në njoftim.