Nga Faton Mehmeti
Kur përmendet emri i Berat Buzhalës, në mend vijnë shumë gjëra, kryesisht jo të mira. Berati në gazetari pak pas luftës, një djalë i ri në moshë, që fliste për dështimet e qeverisjeve lokale dhe të institucioneve të tjera, kryesisht për ato ekonomike. U gënjyen ata që mendonin se Berat Buzhala përfaqëson zërin qytetar të kohës, shpejt përfundoi në prehrin e atyre që i kritikonte, u bë këshilltar i Hashim Thaçit, pastaj deputet i PDK-së. Njeriu që kishte kritikuar deri në atë kohë PDK, tani u bë ‘zëdhënës’ i saj në Kuvendin e Kosovës.
Berati, si natyrë pa parime, shpejt u largua nga PDK-ja dhe nga Hashimi, duke u deklaruar i dëshpëruar me “pranimin e gabimit” që hyri në PDK. Fill pas kësaj e mbështeti publikisht Ramush Haradinajn për kryeministër. Isha i bindur se as me Ramushin s’do të ndalet Berati dhe ashtu ndodhi, e sulmonte fortë VV-së dhe LDK-në.
Sulmet e forta ndaj VV-së duket se ishin vetëm në radhën e sulmeve dhe pastaj mbështetja e Beratit, dhe ashtu ndodhi. Berati në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 e mbështeti VV-në. Ai që ndërronte qëndrimet shpesh, ishte krejt e pritur se do ndërronte prapë, filloi të sulmonte VV-në, duke e mbështetur LDK-në. E sigurt është se as LDK-në s’do e mbështet gjatë Berati, metamorfozë në çdo palë zgjedhje. Servilizëm klasik, sulmo të gjithë me radhë, mbështete secilin me radhë, të jesh me të gjithë dhe me asnjë. Ky është veprim i radhës që gazetarët servilë e bëjnë, dhe Berati nuk është as i pari dhe as i fundit. Së fundi, Berati përmes rrjeteve sociale çdo javë zhvillon monologun në formë emisioni nën titullin “Ditari i Buzhalës”. Urrejtja e tij ndaj Kurtit e ka shtyrë deri në idiotizma të sojit “Prandaj përzgjedhja e Thaçit si njeri i amerikanëve kishte kuptim vetëm pasi erdhën trupat e huaja këtu.” Hashimi, njeri i amerikanëve, nga e nxori Buzhala këtë konstatim, vë bast se ia ka fut kot. Ashtu siç ia fut kot me konstatimet se “qeveria (Kurti ka dështuar) në ekonomi”, thuajse ekonomia ka qenë e përparuar, e me ardhjen e Albinit qenka rrënuar. Aq tepër shkon me idiotizma sa që ka arritur në rolin e falltorit me intriga dhe parashikime për “hyrje mes Vjosës dhe Albinit”, u dashka intervenimi” amerikan për t’i bërë bashkë”. Kështu përfundon njeriu servil, pa parime dhe ego për vëmendje, me rënien e mosbesimit dhe katandisjes.