Lajme

Djali i Fatmir Limajt thotë se ai dhe babai i tij janë të gatshëm ta japin jetën për Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:11 / 1 August 2022

Durim Limaj, djali i kryetarit të Nisma-s Socialdemokrat Fatmir Limaj, ka reaguar pas zhvillimeve të mbrëmshme në veriun e vendit.

Ai tha se sa herë që Kosova ka nevojë, ai dhe babai i tij do të jenë të gatshëm ta japin jetën.

“Sa herë ka nevojë ky vend, gjithmonë të gatshëm për të dhënë jetën për të, gjeneratë pas gjenerate”- tha ai.

Kujtojmë se babai i tij Fatmir Limaj, ka qenë epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës