Lajme

Djali i Rugovës zgjedhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:03 / 19 November 2023

Pas rizgjedhjes së Lumir Abdixhikut për një mandat 4-vjeçar në krye të partisë, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zgjedhur edhe Këshillin e Përgjithshëm.

Kërkesa e Abdixhikut për rritjen e anëtarëve të Këshillin e Përgjithshëm u miratua nga delegatët.

“Ta mbajmë numrin e anëtarëve në 145 anëtarë, 7 prej të cilëve janë prej degëve të mërgatës”, tha ai, kërkesë që u miratua.

Ajo që bie në sy është se në mesin e emrave, anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është zgjedhur edhe Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova