Një nga personazhet më të komentuar si brenda ashtu dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, Heidi Baci, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up”. Gjatë intervistës, ajo komentoi eksperiencën e saj në reality show dhe si po i shkon jeta tani që gjithçka ka përfunduar.
Moderatorët e emisionit e pyetën gjithashtu edhe në lidhje me planet që ka tani. Madje ata e ngacmuan edhe për ndonjë projekt në televizion, Top Channel.
Heidi u shpreh se ‘do ishte diçka shumë e bukur’ dhe shtoi se tani në verë do të bëjë pak pushim dhe pastaj të shohë.
Blendi: Gjatë kohës që ke qenë brenda në shtëpi, ti nuk e ke patur një plan të qartë se çfarë do të ndodhë më tutje, ia le gjërat edhe kohës, vjen momenti dhe ti e kupton. Në këto momente që je tani, ku ti e di që ke dashurinë nga publiku shqiptar, vëmendjen e publikut gjithashtu, edhe mundësitë në një televizion siç është Topi, do e konsideroje ti një punë këtu apo diçka të kësaj natyre që do të të sillte dhe të mbante pranë publikut?
Heidi: Mendoj se po, do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat dhe andej në Itali. Por do ishte gjë shumë e bukur.
Neada: Çfarë do të të pëlqente të bëje këtu në Shqipëri?
Heidi: Jam tip si kameleon, përshtatem.
Neada: Në media për shembull, në Top Channel? Mund të ishte Heidi një moderatorë?
Heidi: Mendoj që po. Nuk dua ti jap vlera vetes sepse nuk më pëlqen fare kur më bëjnë këtë pyetje. Por do ishte e lezetshme është si gjë. Por të shohim
Blendi: Në Milano nuk ke shkuar ende. Të ka marrë malli, s’të ka marrë malli?
Heidi: Më ka marrë malli me thënë të drejtë
Blendi: Për çfarë të ka marrë malli?
Heidi: Më ka marrë malli sepse e gjithë jeta ime është atje, shoqëria, edhe vetë shtëpia ime, puna ime…
Blendi: Si janë ato mëngjeset e tua
Heidi: Kisha ato mëngjeset tipike italiane; briosh dhe kapuçino, zbres nga shtëpia, kam atë barin tim që shkoj gjithmonë. Kam një rutinë fikse. Jam munduar të bëj plane por nuk më ka shkuar siç duhej.