Lajme

Doarsa Kica-Xhelili: Pushteti ka dëshirë të kontrollojë KPM-në

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:58 / 2 February 2024

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se ekziston një dëshirë e shprehur partisë në pushtet që të kontrollojë Komisionit të Pavarur për Media.

“Sa kam qenë kryetare e Komisionit Parlamentar për Media më është kërkuar nga Grupi Parlamentar që të iniciojë shkarkimin e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave”, ka thënë deputetja e LDK-së në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini duke folur për Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media.

Ajo tha se ka pasur ballafaqime jo të mira dhe jo të lehta me anëtarët e tjerë të komisionit të Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe me anëtarë të tjerë të partisë në pushtet që nuk janë as deputetë.

Kica-Xhelili ka treguar se sa ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, ka pasur kërkesë nga Dejona Mihali për shkarkimin e anëtarëve të KPM-së.