I ftuari i radhes ne Blic Interview me Astrit Gashin është doktori i shkencave juridike, Bardhyl Hasanpapaj.
Ai ka folur në lidhje me dekretin e nxjerrë nga Presidentja Osmani për shperndarjen e Kuvendit dhe vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese.
Hasanpapaj tha se ‘Dekreti i nxjerr nga Presidentja Osmani është në perputhje të plotë me Kushtetutën’
“Ne fakt une kam qenë në brendi të kësaj situate qe nga fillimi dhe e kam ndjek me shumë vemendje sepse është nje situate e re dhe ka ngjall një debat të madh juridik. Pritja ime e qartë dhe e parë është se Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë mundësi që dekretin që është nxjerr nga Presidentja Osmani t’a trajtojë ndryshe prej asaj që vete Kushtetuta e parasheh në mënyrë shumë të qartë…’Dekreti është në perputhje të plotë me Kushtetutën e Republikes se Kosovës dhe në fakt është i vetmi akt që nuk do të duhej të kishte as kontestim juridik nga vete palet meqe që të gjithë bashkarisht, njëzeri, e kanë ditur që dicka e tille do të ndodhë ne momentin kur Kuvendi i Republikes se Kosoves dështon te zgjedhë Presidentin me daten 5 mars të ketij viti. Pra automatikishte me 5 mars, deshtimi i Kuvendit per te nxjerr nje President per Kosoven nënkupton qe ai Kuvend nuk ekziston më dhe duhet te shkohet ne zgjedhje dhe te kemi nje perberje te re te Kuvendit” deklaroi ai ne Blic Interview.
Doktori i shkencave juridike, Hasanpapaj, tha se ka qenë i bindur se ska asnjë alternative tjetër pos shpërndarjes se Kuvendit pasi deshtoi të zgjedhet Presidenti.
“E kam ndjek me shume vemendje situaten qe ne fillim, perfshire edhe konsulta me koleg te ndryshem te komunitetit juridik edhe me perfaqesues te institucioneve por edhe me peraqesues te vete Presidences. Kur ka raste te tilla sigurisht qe te gjithe tentojne te debatojne mbi keto tema dhe une kam qene personalisht i perfshire ne keto debate”
“Unë kam patur veç një konsulte te shkurte me te (Presidenten Osmani) nje mendim ka marre edhe prej meje pas shume konsultave qe ka be me shume te tjere dhe ne forme shakaje i kam thenë …”Une e di qe t’i nuk e shkel Kushtetuten mos me shpërnda Kuvendin”. Pra e di që nuk rrezikon qe te shkelesh Kushtetuten duke mos ushtruar funksionet kushtetuese që jan ë te qarta, te percaktuara ne Kushtetute qe i bie qe une kam qene me kuptim te plote mbi idene qe ajo nuk ka asnje alternative, asnje rrugadalje tjeter perpos që të shperndaj Kuvendin ditën e neserme” deklaroi Hasanpapaj ne Blic Interview raporton “Gazeta Blic”