4:59 / 6 June 2023
Luizi dhe Kiara padyshim janë çifti i preferuar i publikut qysh kur nisën lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “BBVA”.
Dyshja u panë së fundi në dasmën e Elgitit dhe Kleas, shkruan lajmi.net.
Por edhe një çift tjetër pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga publiku.
Bëhet fjalë për Borën dhe Donaldin.

Dy moderatoret, Kiara dhe Bora, kanë hedhur foto me partnerët e tyre në Instagram.
Garë e ngushtë po zhvillohet mes tyre sa i përket pëlqimeve në postimet e tyre.

Teksa Kiara ishte duke kryesuar, Bora tashmë e ka primatin për postimin më të pëlqyer.