Lajme

Donaldi drejtuar Luizit: Qetësohu o zemra ime se do ta fitosh

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:29 / 4 May 2023

Dy konkurrentët e edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Donald Veshaj dhe Iliri Shaqiri kanë befasuar katër finalistët duke hyrë në shtëpinë e famshme.

Donaldi dhe Iliri mbrëmjen e sotme kanë darkuar me katër finalistët Efin, Luizin, Kristin dhe Deamishel.

Dyshja gjatë diskutimeve me katërshen finaliste herë pas herë kanë motivuar ata duke iu thënë tërthorazi se janë bërë viral në rrjetet sociale dhe kanë fituar simpatinë e publikut.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Donaldi madje në një moment për t’i thënë Luizit që të relaksohej dhe të shijonte ditët e fundit të kësaj aventure i tha se ‘ai do ta fitonte’.

“Po lëre ore, qetësohu o zemra ime, ç’ke ore, do ta fitosh zemra”, i tha Donaldi-Luizit.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Theksojmë që Luizi përveç si pretendenti kryesor për ta fituar ai është konsideruar si ‘fenomen’ i lojës së BBVA.