Shkruan Rexhep Torte
O kritikues mjeranë, faqezi dhe punë ligë të PDK-së dhe AAK-së, larg kritikuat ndaj ministres së Jashtme Donika Gërvalla, nga kjo ministresh shqiponjë sypatrembur mbrojtëse e Kosovës, e përkushtuar si dje edhe sot për të drejtën, të vërtetën në të mire të Kosovës.
UÇK-në e lavdishme e njollosën vetë ish-komandantët e saj me tradhti, vëllavrasje, hajni, korrupsion dhe pasurim të jashtëligjshëm, e jo ministrja Donika Gërvalla.
Ministrja Donika Gërvalla, është luaneshë që e mbron Kosovën denjësisht dhe krenarisht brenda Kosovës dhe në arenën ndërkombëtare.
Ministrja Donika Gërvalla, është ministre e mirëfilltë që dallohet si mali me fushën, krahasuar me ish-ministrat e Jashtëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara të sojit Enver Hoxhaj, Skender Hyseni dhe Behgjet Pacolli, secili më dështak se tjetri
Ju kritikues mjeranë, faqezi dhe punë ligë, që mundoheni të hidhni baltë mbi personalitetin individual, dhe familjar të Donika Gërvallës, vajzës së atdhetarit mbarë kombëtar shqiptar Jusuf Gërvalla, fillimisht mësohuni të lexoni shqip dhe ta kuptoni deklaratën kuptimplote të ministres Donika Gërvalla dhënë me rastin e 23 vjetorit të lirisë së Kosovës.
Ju kritikues mjeranë, faqezinj dhe punë-ligë, ministresha Donika Gërvalla nuk ju mësoi të bëheni vëllavrasës për pushtet gjatë luftës dhe pas çlirimit të Kosovës.
Ju kritikues mjeranë, faqezi dhe punë-ligë, ministrja Donika Gërvalla nuk ju mësoi t’i vidhnit fondet milionëshe të luftës që mërgata shqiptare i dërgonte për UÇK-në.
Ju kritikues mjeranë, faqezi dhe punë-ligë, dje ish-komandantë të UÇK-së dhe sot milionerë të pas luftës, që e tradhtuat lavdinë e çmuar për pasurinë e mallkuar, këtë ua bëni zemërligësia dhe koka e juaj primitive boshe, e jo ministrja Donika Gërvalla.
Ju kritikues mjeranë, faqezi e punë ligë, ishit ata në krye me tradhtarët Hashim Thaçi, Vlora Çitaku dhe Edi Rama, në bashkëpunim me kriminelin Aleksandër Vuçiq, si edhe me pro serbët Matheë Palmer e Richard Grenell, e pëgatitët planin për copëtimin e Kosovës, por që u la me gisht në gojë Angela Merkel, ish-kancelarja e Gjermanisë.