Lajme

Donika Gërvalla: Vrulli i disave për “Ballkanin e Hapur” është zbehur

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:06 / 9 December 2022

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se Procesi i Berlinit nuk ka alternativë rruga e vendeve të rajonit për në Bashkimin Evropian dhe se ideja e Ballkanit të Hapur mbetet opsion i rrezikshëm.

“Ballkani i Hapur është hapur edhe ndaj shteteve të cilat nuk kanë orientim pro evropian, dhe ne si Kosovë e kemi parë gjithmonë të rrezikshme këtë zhvillim”, tha Gërvalla.

Sipas kryediplomates, “entuziazmi” për Ballkanin e Hapur është zbehur si synim, duke aluduar edhe në kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Mund të them me bindje se ai vrulli fillestar i disave për të ofruar këtë alternativë ndaj BE-së është zbehur disi, dhe rruga e përbashkët e rajonit tonë përmes procesit të Berlinit dhe përmes një perspective të qartë dhe serioze drejt BE-së është rruga e duhur”, tha Gërvalla.

Gërvalla shtoi se pavarësisht mospajtimeve me Shqipërinë për Ballkanin e Hapur, në aspekte tjera kanë marrëdhënie të shkelqyera.

“Nuk e di sa keni pasur t’i shihni pamjet nga Samiti i Përbashkët dhe i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ne kemi dallime me Shqipërinë por kemi shumë tema të përbashkëta. Dhe nuk kemi me asnjë shtet marrëdhënie çfare kemi me Shqipërinë”, tha ministrja.