Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit që e bëri një nga figurat më të përfolura të momentit.
Aktiviteti i tij në rrjetet sociale është i rregullt dhe shpeshherë shoqërohet me postime që nxisin kureshtjen dhe debatet në publik.
Së fundmi, artisti pejan ka publikuar një InstaStory që ka tërhequr menjëherë vëmendje. Në imazhin e shpërndarë, ai shfaqet duke pozuar në pasqyrë dhe dora e një femre te qafa.
Edhe pse identiteti i vajzës nuk zbulohet, fotoja ka mjaftuar që në rrjet të nisin spekulimet.
Pjesa më e madhe e ndjekësve po pyesin nëse bëhet fjalë për një romancë të re, apo thjesht një sekuencë nga një projekt muzikor që ai mund të jetë duke përgatitur.
Nga prapaskenat e klipit të ri – Gjesti sfidon veten teksa publikon një moment të sikletshëm
Lexo po ashtu
Nga prapaskenat e klipit të ri – Gjesti sfidon veten teksa publikon një moment të sikletshëm
Kjo nuk do të ishte hera e parë që artistët përdorin situata të tilla për të krijuar zhurmë mediatike për klipet e tyre, megjithatë mungesa e një sqarimi nga ana e Gjestit vetëm sa i ka shtuar misterin këtij postimi.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Gjesti u përfshi në një romancë me këngëtaren Egli Tako – një marrëdhënie që u komentua gjatë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. /Telegrafi/