Ballina

Dosja e shtatë të arrestuarve, avokati Berisha dyshohet se mori 11 mijë euro nga klienti që s’mund ta mbronte ligjërisht

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:12 / 16 July 2023

Prokuroria Themelore në Ferizaj, të premten, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj avokatit Besnik Berisha dhe gjashtë të pandehurve tjerë: Nexhat Xhafa, Ismet Salihu, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refki Cakolli dhe Adonis Salihu. Ata dyshohen për “ushtrim ndikimi”, “pengim i procedurës penale” dhe “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”. vazhdon poshte reklamave

Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga “Betimi për Drejtësi” të gjithë të dyshuarit në seancën dëgjimore kanë kundërshtuar masën e propozuar, me përjashtim të avokatit Besnik Berisha, i cili ishte shtrirë në spital shkaku i problemeve shëndetësore.

Avokati Besnik Berisha po dyshohet se ka marrë 11 mijë euro për të organizuar mbrojtjen e të dyshuarve për fajde dhe ikje nga tatimi, Gëzim dhe Salih Sinanit të cilët ishin në paraburgim

Sipas shkresave të Prokurorisë, avokati Berisha e kishte ditur se nuk mund të jetë mbrojtës i Gëzim e Salih Sinanit pasi ishte duke mbrojtur një klient tjetër në rastin “Brezovica”. Pavarësisht këtij fakti, sipas Prokurorisë, Berisha iu kishte kërkuar Gëzim dhe Salih Sinanit 20 mijë euro për t’i mbrojtur vetëm në fazën fillestare të hetimit

Sipas prokurorisë, Berisha në vazhdimësi kishte penguar të pandehurit që të deklaroheshin në Prokurori, duke i paralajmëruar se do të dënoheshin me 5 deri në 6 vite burgim.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, Berisha kishte kërkuar prej të pandehurve të mos deklaroheshin për të pandehurin Shefik Rexhepin, i cili dyshohet për fajde në bashkëveprim me Gëzim Sinanin.

Sipas Prokurorisë, Besnik Berisha kishte pranuar 11 mijë euro përmes vozitësit të tij jashtë zyrës ku punon si avokat. Prokuroria pretendon se kjo vërtetohet nga përmbajtja e sms-ve.

Sipas Prokurorisë, familjarët e Gëzim dhe Salih Sinanit kishin ndërprerë komunikimet me Besnik Berishën për faktin se ai nuk po iu ofronte mbrojtje ligjore.

“Familjarët e Gëzim dhe Salih Sinanit kishin ndërprerë komunikimet me të dhe kishin autorizuar mbrojtës tjerë”, thuhet në përshkrimin kërkesës për paraburgim që ka bërë prokurori Rasim Maloku nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.