Lajme

“Drejtësi për nxitësit, vrasësit dhe hajdutët e Shtetit tonë!”- vjen një reagim i ashpër nga Gjermania kundër “Marshit për Drejtësi”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:12 / 3 April 2023

Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani dhe ish ushtar gjatë luftës në Kosovë, Osman Ferizi, ka reaguar në kundërshtim të “Marshit për Drejtësi” që u mbajt sot në mbështetje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale.

Në një postim në Fafebook, Ferizi ka shkruar se derisa të vrarët për motive politike dhe familjet e tyre kërkojnë drejtësi, një pjesë e popullit naiv kërkon kërkon drejtësi për nxitësit, vrasësit dhe hajdutet e Shtetit tonë!.

Gjithë këtë gjendje Ferizi e quajti mjerim politik, ndërsa ka postuar edhe videon me dokumentarin që flet për vrasjet politike.

Postimi i plotë:

Absurdi dhe meskiniteti në Dardani!

Të vrarët dhe familjet kërkojnë drejtësi, kurse një pjesë e popullit naiv dhe i blerë kërkon drejtësi për nxitësit, vrasësit dhe hajdutet e Shtetit tonë!

Këtyre gjyqin po ua bëjnë miqtë tanë që na çliruan( SHBA, Gjermani, Angli, Itali…),

Mjerim politik, kujtesë e mangët, mercenarizëm i skajshëm!