Lajme

Drejtori i Spitalit të Pejës: Nuk e kam asnjë arsye për të dhënë dorëheqje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:12 / 25 December 2022

Në numrin e sotëm, gazeta “ZARFI”, pati publikuar një artikull nga burimet brenda spitalit se drejtori i këtij institucioni shëndetësor Dr. Fazli Shala, pritet të jap dorëheqje si pasojë e rastit i cili tronditi opinionin, ku dyshohet se me datën 13.12.2022 foshnja e vdekur u fut në lavatriçe.

Nga momenti në moment pritet që drejtori të jap dorëheqje. Krejt kjo si pasojë e presionit të opinionit publik dhe e mediave për rastin në fjalë”, tha ky burim.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i drejtorit Dr. Fazli Shala.

Ai në një prononcim për gazetën lokale të Pejës “ZARFI INFO”, tha se nuk është koha dhe momenti i duhur për dorëheqje, sepse siç tha ai, nuk e ka asnjë arsye për një veprim të tillë.

Bashkëndjej me familjarët dhe të gjithë qytetarët që janë shqetësuar me rastin në fjalë. Me të marrë vesh lajmin i kam marrë të gjitha masat e duhura dhe menjëherë i kam suspenduar shtatë punonjës të këtij institucioni. Jo, nuk është koha apo momenti i duhur që unë të jap dorëheqje sepse nuk e kam asnjë arsye të vetme”, tha drejtori Shala.