Ballina

Dreshaj: Asnjëherë në 10 vjetët e fundit Kosova nuk ka pasur realizim më të ulët të buxhetit për investime kapitale

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:47 / 16 December 2022

Ish-zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besrat Dreshaj, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar pushtetin në lidhje më buxhetin e ulët të dedikuar për investime kapitale.

Ai tha se mjetet e mbledhura në klëtë rast pushteti nuk poi  shpenzonë për projekte por as nuk po ua jep qytetarëve dhe thekson se është buxheti më i ulët në dekadën e fundit.

“Dështim total në menaxhimin e buxhetit në kohën e krizës më të madhe ekonomike që kemi parë në dekada. Këta as nuk i shpenzojnë mjetet e mbledhura për projekte, e as nuk ua lënë qytetarëve. Bilanci i realizimit të investimeve kapitale për përiudhën e këtij viti është më i ulëti në dekadën e fundit”, shkroi Dreshaj.

……

Ai tutje thotë se kjo është rezultat i politikave adekuate qveritare dhe lokale dhe paraqet një shqetësim për të adhmen ekonomike të Kosovës.

“Kjo  është si rezultat i mungesës së politikave adekuate qeveritare dhe lokale.Kjo tkurrje e investimeve paraqet shqetësim për të ardhmen ekonomike të Kosovës , kjo situatë tregon për mungesë përgjegjësie e guximi në qeverisje, si rezultat politikave adekuate dhe vendimeve të guximshme mund të themë së Kosova po shënon ngecje të madhe ekonomike,e njëkohësisht rritja e çmimeve vazhdon”, tha zëvendës ministri.

Postimi i plotë:

Dështim total në menaxhimin e buxhetit në kohën e krizës më të madhe ekonomike që kemi parë në dekada.

Këta as nuk i shpenzojnë mjetet e mbledhura për projekte, e as nuk ua lënë qytetarëve.

Bilanci i realizimit të investimeve kapitale  për përiudhën e këtij viti është më i ulëti në dekadën e fundit.

Asnjëherë në 10 vjetët e fundit Kosova nuk ka pasur realizim më të ulët të buxhetit të dedikuar për investime kapitale si nëpër komuna ashtu edhe në nivelin qendror .

Kjo  është si rezultat i mungesës së politikave adekuate qeveritare.

Kjo tkurrje e investimeve paraqet shqetësim për të ardhmen ekonomike të Kosovës , kjo situatë tregon për mungesë përgjegjësie e guximi në qeverisje, si rezultat politikave jo adekuate dhe mungesë vendimeve të guximshme mund të themë së Kosova po shënon ngecje të madhe ekonomike,e njëkohësisht rritja e çmimeve vazhdon.

Dështim total ne orientim dhe menaxhim te buxhetit, ne kohen kur vendin e ka kapur krza e e madhe ekonomike qe nga pas lufta. Sot bizneset nuk kane asnjë qartësi se çfarë mund ti presin nga kjo qeveri sa i për ketë politikave fiskale dhe politikave zhvillimore.

Ne mungesë të përvojës dhe profesionalizmit kjo qeveri sot i ka afër 700 milion euro, ne vend qe mbi 400 milion euro te futen ne treg, qofteë në investime kapitale e pse jo të bejë lirimin e TVSh dhe akacies për produktet esenciale-shporta konsumatorit dhe ne derivate te naftës.

….

E them ketë sepse kjo qeveri mos inicimin e projekteve kapitale me logjiken se po kursejmë se tani janë çmimet e larta, është qasje e gabuar nuk është katalizator i zhvillimit ekonomik, sepse bllokimi i këtyre mjeteve tani është zhvlerësuar nga inflacioni për rreth 20%. Pra logjika e kësaj qeveria është e gabuar sepse me mos inicim te projekteve kapitale kjo qeveri po i dëmton qytetaret, bizneset e mbi gjitha ekonomin e Kosovës.