4:24 / 21 August 2022
Postimi i plotë i Dreshajt në facebook:
Ka disa javë që laurat (rampat) e bjeshkëve të Istogut janë të ngritura lart, janë pa rojtarë dhe s’ka asnjë kontroll në zonat e mbrojtura.
Bjeshkët po shkatërrohen çdo ditë e më shumë, drunjt po prihen nga hajnat ordinerë, pasuria e madhe e jona po dëmtohet dhe bukuritë që na i ka fal Zoti po çoroditen!
Kujt po i konvenon kjo situatë dhe kush po fshihet prapa këtij degradimi dhe hajnie tipike që po ndodhë çdo ditë e çdo natë.
Ministër Aliu, kryetar Ferati, dhe kushdo që ka një trohë përgjegjësie, ju lutem që secili në kompetencat e juaja të reagoni menjëherë.
Nuk lejoj që asnjëri të pasurohet duke shëmtuar bukuritë përrallore nga mrekullitë natyrore që kemi.
Turizmi malor është perspektiva e Istogut dhe Kosovës, andaj mos e dëmtoni të ardhmen tonë, për gllënka rakiash e meze pasdarke.
Veproni menjëherë sepse lisat po prihen dhe bjeshkët po zhvishen!