Ballina

Dreshaj: Komunë apo çerdhe strucësh?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:32 / 4 June 2023

Asamblisti i Vetëvendosjes në Istog, Florin Dreshaj ka kritikuar ashpër qeverisjen komunale në Istog qe drejtohet nga LDK dhe PDK

Postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook

Më shumë se gjashtë muaj kanë kaluar e qeverisja lokale nuk ka qenë në gjendje të përgatit materialin e nevojshëm për diskutimin e pikave:

  1. “Njoftim me kontratat e pronave të paluajtshme të Komunës (banesat, objektet afariste) dhe
  2. Njoftim me kontratat e pronave bujqësorë të Komunës”,
    thujse ato janë hieroglife e duhet dëshifruar, apo pronat gjenden në një kontinent tjetër dhe inspektimi kërkon kohë.
    Sipas planit të punës së Kuvendit të Komunës së Istogut për vitin 2023, i cili është miratuar nga Kuvendi i Komunës në seancën e nëntorit 2022, ishte planifikuar që këto pika të diskutohen në muajin prill, por kryesuesi i Kuvendit, z. Enver Rugova, arbitrarisht i hoqi nga rendi i ditës.
    Komuna jonë posedon rreth 700 hektarë tokë bujqësore, e cila shfrytëzohet nga “dikush”, mirëpo Komuna nuk merr asnjë përfitim nga ajo tokë. Ekzekutivi thotë se nuk e di se kush i ka mbjellë 700 hektarët dhe kush e shfrytëzon atë tokë bujqësore Në anën tjetër, fermerët janë të privuar nga përfitimi i subvencioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak se nuk kanë kontrata për shfrytëzimin e këtyre tokave.
    Të njëjtin fat pësojnë edhe Banesat dhe objektet afariste, në pronësi të Komunës.
    Pyetjet që shtojmë dhe do të donim të kishim përgjigje janë:
  • Nga kush shfrytëzohen tokën bujqësore dhe për ç’arsye Komuna nuk përfiton asgjë nga pronat e veta?
  • Nga kush shfrytëzohen pronat e paluajtshme dhe ç’përfiton Komuna nga to?
  • A janë udhëheqësit komunal të paaftë në menaxhimin e tyre e rrjedhimisht me pronat komunale mund të bëjë kush ç’të dojë, apo janë ata vetë të përfshirë në abuzimin e këtyre pronave publike?
  • Me ç’të drejtë pronat publike ekzekutivi i trajton sikur të ishin prona private të tyre?
  • Ku e merr të drejtën qeverisja lokale që bujqëve t’ua pamundësoj aplikimin për subvencione qeveritare?
  • Si mendon ta rregulloj ketë problem? Etj.
    Gjithë këtyre pyetjeve iu bëjnë bisht më fraza boshe dhe nga një herë edhe na ofendojnë neve që duam të dimë se kush po zhvatë psuritë e qytetarëve të Komunës së Istogut, e na propozojnë që çështjen ta marrim me durim, pa nguti.
    Përderisa janë indiferent karshi interesit publik, burokratët e Komunës janë të durueshëm.
    Udhëheqësit e Komunës së Istogut duhet ta përmbushin detyrën minimale të tyre, të veprojë në bazë të ligjit e të jenë transparentë dhe të raportojnë për pronat publike dhe shfrytëzuesit e tyre. Shmangia nga detyra është shkelje ligji rrjedhimish dikush duhet të japë përgjegjësi.