Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka komentuar me tone shumë pozitive homologun e tij, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Abazoviq në një intervistë në “Top Story” të drejtuar nga ish deputetja Grida Duma, ka thënë se Edi Rama është një artist, që ka impakt global për imazhin e Shqipërisë.
“Albin Kurti ndoshta ka pasur retorikë nacionaliste më herët, por tani deklaratat i ka shumë qytetare. Edhe lidhur me çështjen në Veri të Kosovës. Ai e lufton korrupsionin dhe ka simpati nga ana ime. Edi është njeri unik, artist dhe nuk i takon që të jetë nacionalist. Ka impakt të madh për imazhin e Shqipërisë në një nivel global. Në Shqipëri nuk ekziston nacionalizmi sepse nuk ka nevojë”, ka thënë Abazoviq.
Tutje, ai ka folur edhe për nacionalizmin.
‘Mua nacionalizimi vetëm më ka bërë dëm. Nuk është avantazh politik në rrjedhat e Ballkanit. Ai që e ndjen fuqi unë e pyes; çka sjellë të mirë në trevat e ish-Jugosllavisë. E kanë shfrytëzuar rastin për të kapur vlera materiale. Për mendimin tim është një gjë… Unë kam thënë që pas nacionalizmit rri korrupsioni”, tha ai.