10:03 / 12 August 2022
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj është deklaruar kundër bartjes së shamisë në shkolla.
Ai përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka theksuar se shteti i Kosovës është laik, duke bërë me dije se shamia në shkolla duhet të ndalohet, shkruan Insajderi.
Sipas Selmanajt, kushdo që për qëllime perfide e cenon normën kushtetuese, i cenon edhe themelet e Demokracisë Kushtetuese të vendit.
Reagimi i plotë:
Kushtetuta e Republikës së Kosovës:
Neni 8 [Shteti Laik]
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Kushdo që me injorancë apo qëllime tjera perfide cenon këtë normë kushtetuese, atëherë ka cenuar themelet e Demokracisë Kushtetuese të vendit tonë!