Lajme

“Dua dy…”/Kiara Tito dhe Luiz Ejlli planifikojnë të bëhen sërish prindër?!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:33 / 20 October 2024

Eftuar në emisionin “S’e Luan Topi” ditën e sotme ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito, e cila zbuloi mjaft detaje nga karriera e saj, mëmësia dhe jo vetëm…

Në një intervistë Kiara është shprehur se do të kishte dëshirë që të kishte dy vajza dhe t’i kombinonte të dyja të veshura bukur.

E kam akoma atë dëshirë edhe pse është herët natyrisht. Do të kisha shumë dëshirë që të kisha dy vajza dhe t’i vishja bukur. Lunën e vesh sigurisht dhe rri gjithë ditën duke e kombinuar. 

Kur u pyet nëse ajo dhe Luizi kanë në plan që të bëhen sërish prindër së shpejti, Kiara u shpreh se:

Jo, jo është një dëshirë e të ardhmes patjetër. 

Ndër të tjera Kiara zbuloi gjithashtu se Luna, vajza e saj e vogël ka një lidhje mjaft të veçantë me Luizin dhe se kur të dy ata kthehen nga puna ajo i pret me padurim dhe gëzohet shumë. Është një vajzë  shumë sociale dhe u buzëqesh të gjithëve.