1:30 / 13 July 2023
Deputetja Duda Balje, ka folur lidhur me rrahjen e sotme në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se e zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka gjuajtur me shishe me ujë deputetin Mërgim Lushtakun.
Ajo ka thënë se nga zyrtarët që janë sulmuar që ka parë ajo është ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Kam pa Ministrin e Financave dhe Albulena. Ata janë brenda. Unë mendoj se Besniku ka gjujt shishe me ujë në Mërgimin, nuk jam e sigurt për këtë. Mirë janë, krejt janë brenda”, ka thënë ajo.
“Vetë nuk dojnë me dalë. Qe unë dola. Krejt çka ka ndodh, ka ndodh brenda”.