Lajme

Duda Balje në krahë me Abdixhikun në tubimin e LDK-së, i del në përkrahje kryetarit të Dragashit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:06 / 29 September 2025

Deputetja e Kuvendit të Kosovës mori pjesë në tubimin e LDK-së në Dragash, ku u ul pranë kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka dalë publikisht në përkrahje të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Dragash, Bexhet Xheladini.

Balje mori pjesë në tubimin e LDK-së në këtë komunë, ku është parë e ulur pranë kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

LDK në Dragash garon me Bexhet Xheladinin, i cili aktualisht ushtron detyrën e kryetarit të komunës dhe synon një mandat të ri.