Lajme

Dugolli për Policinë e Kosovës: Patjetër që i duhet vullnet politik

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:31 / 24 May 2022

Gjersa ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës për efikasitetin e treguar në luftën kundër substancave narkotike, Dugolli ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështet Policinë e Kosovës.

Enver Dugolli ka thënë se vullneti politik i qeverisë për të mbështetur Policinë e Kosovës ka treguar rezultat, i cili më së miri po tregohet nga aksionet e fundit të saj.

Zëvëndës kryetari i Komisionit për Çështjet dhe Sigurinë e Kosovës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se ne jemi dëshmitarë të territorit kontrabandist të minimizuar nga Policia e Kosovës, gjë për të cilën shteti duhet të inkurajojë organet.

Megjithëse Policia e Kosovës është organ i pavarur, Dugolli ka thënë se aksionet në të kaluarën kanë treguar që ka ekzistuar një lidhje mes këtij institucioni dhe rendit politik.

“Ju e dini që ka pasur ndërhyrje në polici dhe nga ky prizëm, dua të besoj që vullneti politik është i rëndësishëm që të mos pengojë Policinë e Kosovës në kryerjen e detyrave të  saj”, ka thënë Dugolli, për RTV Dukagjinin.

Dugolli ka folur edhe mbi policinë e Mitrovicës së Veriut për të ciloët ka thënë se kryejnë detyrat në të njëjtën vijë komanduese si stacionet e tjera të policisë në qytetet e tjera të Kosovës.

Ndonëse në rradhët e opozitës LVV kritikonte policinë, Dugolli ka thënë se “ne kemi kritikuar shkallën politike dhe jo policinë”, duke shtuar se aso kohe, Policia e Kosovës instrumentalizohej nga politika.

Më tej, ai ka shtuar se e sheh të nevojshme që tashmë Policisë së Kosovës t’i mundësohet sigurimi shëndetësor, kërkesë e cila është premtuar të realizohet deri në fund të vitit, ose të paktën të fillojë të implementohet.

Enver Dugolli është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2018 e njëherësh edhe anëtar i Këshillit te Përgjithshëm.