Lajme

Duhet ta kemi të qartë dhe nuk duhet ta mashtrojmë veten se të akuzuarit nga Kosova që gjenden në gjykatën…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:35 / 25 July 2022

Shkruan opinionisti Reexhep Torte

Duhet ta kemi të qartë dhe nuk duhet ta mashtrojmë veten se të akuzuarit nga Kosova që gjenden në gjykatën speciale në Hagë, atje ndodhen vetëm për veprat e tyre të pretenduara individuale, dhe assesi për luftë e drejtë çlirimtare të UÇK-së.

Viktimat e UÇK-së që u vranë me tradhti dhe pas shpine gjatë luftës, dhe viktimat që u vranë me tradhti dhe pas shpine nga dora e zezë pas çlirimit të Kosovës për ta marrë pushtetin, në mesin e tyre edhe gazetarë për fjalën e tyre të drejtë dhe të shenjtë, domosdo i kanë dorasit e tyre që duhet të zbardhen dhe ta marrin dënimin e merituar për tërë këto vëllavrasje të paramenduara.

Duhet të jemi të kujdesshëm me sjelljet dhe gjykimet tona, sepse në njërën anë kemi persona të akuzuar në Hagë me akuza për vepra penale vrasje të kundërshtarëve politikë, dhe në anën tjetër kemi familjarët e viktimave të vrarë, të cilët tashmë 21 vite janë në pritje të drejtësisë për më të afërmit e tyre, që u vranë në prita dhe në atentate. Të gjitha këto vëllavrasje i kreu dora e zezë e njeriut dhe nuk i kryen zogjtë e malit.

Për njeriun nuk ekziston jetë më e lumtur se sa jeta dinjitoze, fisnike, modeste dhe me ndershmëri. Egoizmi, joshja për pushtet dhe ngopja e tepruar, qoftë me ushqim ose me pasuri, sjellin shqetësim të madh shpirtëror, dhe janë sëmundja më e rrezikshme për njeriun.