Federata shqiptare e futbollit (FSHF) sot e ka zyrtarizuar kandidaturën për organizimin e Euro 2027 për U-21.
Ky lajm i zyrtarizuar prej FSHF-së, ka bërë bujë të madhe në opinion, se pse kjo nuk ka ndodhur me Serbinë e jo me Kosovën, respektivisht me Federatën e futbollit të Kosovës.
Kjo pyetje, iu ka bërë sot edhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili tha se Kosova ka qenë opsion por nuk i ka plotësuar kushtet për ta pritur një ngjarje si kjo.
‘’ Po patjetër që opsioni i parë ka qenë Kosova. Duke qenë se Kosova nuk plotëson kriteret dhe ne gjithashtu nuk i plotësojmë për ta organizuar vetëm. Atëherë ne pamë aplikuesit që ishin: Shqipëria, Serbia,Turqia dhe Belgjika. Dy të tjerët nuk kishin interes me u bashku me ne. Atëherë i vetmi mbetej Serbia. Ne kemi interesa sepse organizojmë një event madhor në Shqipëri dhe ekipi ynë kualifikohet automatikisht në ‘’Euro27’’, ka thënë Duka.