7:19 / 17 March 2024
Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, ka qenë i ftuar special mbrëmë në BBV3.
Aty ai ka qenë si opinionist dhe njëkohësisht ka prezentuar këngën e tij të re, shkruan lajmi.net.
Kiara Tito, ish banore e edicionit të kaluar të BBV Albania, njëkohësisht gruaja e Luizit, e përcjelli atë nga televizioni.
“Duke parë babi Luin”, kishte shkruar Kiara.
“Emocion si të isha në një natë prime brenda shtëpisë”, shtoi më tutje ajo.
Përndryshe Luizi dhe Kiara janë në pritje të një fëmije së bashku.
