Lajme

“Dukesh super e shëndoshë”, Kiara i përgjigjet flakë për flakë ndjekësve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:11 / 20 September 2024

Moderatorja Kiara Tito këtë sezon do të vjen në një emision ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim.

Ashtu sikurse ju zbuluam dje, Kiara do të moderojë këtë sezon Portokallinë, spektaklin e humorit në Top Channel.

Pas këtij zbulimi, ajo ka vendosur që sot të bëjë një ask me ndjekësit, duke i lënë të lirë ta pyesin për çdo gjë.

Një prej tyre, kishte të bënte me dukjen e Kiarës në promo, madje ky koment e cilësoi edhe si ‘të shëndoshë’.

Ja si iu përgjigj Kiara:

Pyetja:”Pse nuk zgjodhe diçka tjetër në promo dukeshe super e shëndosh? Diçka të zezë pshm.”

Kiara: “Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes, në dorë e kisha por të fundit të fundit pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare. Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë.

Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndosh,’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re.

Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes, deri atëherë të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. Ps: Mua më pëlqejnë këto kile 🥰

Shiko foton: