Lajme

“Dy duar për një kokë e kokën për atdhe”, qytetari portretizon Faton Hajrizin në shalqi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:15 / 11 August 2024

Sot iu dha lamtumira e fundit Faton Hajrizit i cili  u vra ditë më parë nga forcat serbe.

Njerëzit e përcollën në forma të ndryshme të ndjerin Hajrizi për në banesën e fundit, shkruan lajmi.net.

Përgjatë rrugës nga Skenderaj deri në Klinë të Ultë bien në sy shumë flamuj kombëtarë. Disa të rinj po mbanin mbishkrimet “Liria ka emër” në bluzat e tyre.

Në rrjete sociale, këto ditë, ka pasur shumë persona që e konsiderojnë “akt heroik” vrasjen e një polici serb nga Hajrizi.

E një grafikim interesant po qarkullon në rrjetet sociale ku një qytetar ka skalitur në një shalqi figurën e Faton Hajrizit.

“Dy duar për një kokë , e kokën për atdhe”, e  portretizon qytetari Faton Hajrizin në shalqi.

pixel