Lajme

Dy javë pas Banjskës, aty ku Asociacioni dha shpirt

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:07 / 8 October 2023

NGA FATON MEHMETI

Edhe dy javë pas ky sulm vazhdon të jetë aktual, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku dhe për rrjedhojë edhe disa terroristë serbë.

Disa gjëra dolën në pah në gjithë këtë ngjarje, Serbia është ajo e Millosheviçit, s’ka ndryshuar asgjë dhe si e tillë vazhdon të sponsorizojë terroristë dhe banda ushtarake dhe para ushtarake për tensione, vrasje e krime.

Vuçiqi, si lojtar i vjetër i dal nga shkolla politike e Millosheviçiqt dhe Sheshelit, bëri manovër për të shfajësuar Serbinë nga pērgjegjësia, duke e detyruar Radoiçiqin të pranonte autorësinë e në këmbim t’i dhuronte lirimin nga burgu, siç edhe ndodhi.

Bota, edhe pse veproi ende nuk e ka dënuar Serbinë, mes dyshimeve se sanksionet do të jenë në formë vërejtje e jo tamam të plota. Banjska i dha botës dhe Kosovës mesazhin e qartë, ledhatimi ndaj Serbisë e trimëron këtë të fundit për vazhdimin e skenarëve të tillë.

Vetëm forca e detyron Serbinë të zmbrapset. Edhe ata politikanë shqiptarë që kanë bashkëpunuar me terroristë e banditë në veri, besoj se kanë marrë një leksion të fortë; asnjëherë mos mendoni se nuk u dalin në shesh bizneset dhe lidhjet me ata. Më mirë të pranohet realiteti nga shqiptarët dhe ndērkombëtarët aq më mirë, derisa Serbia nuk ndryshon dhe si e tillë ajo është. Qetësia aktuale në veri nuk guxon të relaksojë policinë e Kosovës dhe KFOR-in, terroristët po presin momentin për të goditur.

Jam thellësisht i bindur se situata me trazira në veri do të ketë, ashtu siç besoj se Asociacioni në veri ka vdekur. Bota ta kuptojë se Asociacioni do shndërrohet në çerdhe për terroristë.