Lajme

Dy vjet që nga arrestimi i Thaçit, djali i tij bën postimin emocional

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:49 / 5 November 2022

Kanë kaluar dy vite që nga dorëheqja e Hashim Thaçit prej pozitës së presidentit, kjo pasi i’u konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Në vazhdën e arrestimeve të ish-krerëve të UÇK-së në atë kohë, të fundit që i’u konfirmua aktakuza për nga pozitat e larta politike, ishin Hashim Thaçi bashkë me Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në dy vjetorin e arrestimit të tij, djali i ish-presidentit Endrit Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, përkujton përshendetjen e fundit të ish-krerit të UÇK-së, Hashim Thaçi.

“Kjo nuk është lamtumirë, por është vetëm mirupafshim”, ka shkruar Thaçi krahas fotografisë.