Dy janë femrat më të rëndësishme në jetën e këngëtarit të njohur Luiz Ejlli, nënë e tij dhe bashkëshortja Kiara Tito.
Këtë gjë e ka treguar vetë artisti, i cili pas daljes nga “BBV” po korr suksese të një pas njëshme në projekte të ndryshme muzikore.
Të shumta kanë qenë edhe koncertet që Luizi ka marrë pjesë, si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashta saj.
Mirëpo pothuajse në të gjitha koncetet këngëtari ka qenë i shoqëruar nga Kiara, ndërsa mesa duket tani një tjetër grua do ta shoqërojë atë.
Bëhet fjalë për nënë e tij, e cila mbrëmjen e djeshme e ka shoqëruar për herë të parë të birin në një nga koncertet e tij në klubet e Tiranës.
Në videon e cila po bën xhiron e rrjetit Luizi dukej shumë i lumtur, teksa i tregoi publikut se për herë të parë ndihet i emocionuar dhe shkak për këtë është bërë pikërisht nënë e tij.
“Mirëmbrëma. sonte është hera e parë që kam emocione, pasi për herë të parë kam sjellë nënën me duart e mia në këtë koncert.”- tha Luizi.
Teksa duke qeshur shtoi: “Mos ma ngacmoni.”