Lajme

E injoroi Kurtin, Bytyçi publikon pamjet: Ja si Rama vrapoi te Vuçiqi – ia dha dorën në fshehtësi nga kamerat!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:46 / 20 September 2024

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune, me të cilët diskutoi për zgjerimin dhe për një plan për rritje ekonomike kushtuar atyre.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në lidhje me këtë, profesori Enver Bytyçi publikoi disa pamje, ku tregojnë afërisnë e Ramës me Vuçiqin, derisa kryeministri i Shqipërisë e anashkalon Kurtin.

“Rama sot në Bruksel: Sërishmi i ktheu shpinën Albin Kurtit dhe vrapoi të vëllau i tij, Vuçiq…”, shkroi Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Rama sot në Bruksel: Sërishmi i ktheu shpinën Albin Kurtit dhe vrapoi të vëllau i tij, Vuçiq, të cilit ia dha dorën në fshehtësi nga kamerat!

Skile!