Lajme

E injoroi Rexhep Selimin, Pozhari i kthehet ‘keq’ Mustafës pas vizitës në Hagë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:34 / 5 November 2022

Ish-kryeministri, Isa Mustafa ka njoftuar së në fillim të kësaj jave ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai në shkrimin e tij të publikuar në Facebook përmendi ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeparlamentarët Veseli dhe Krasniqi, por nuk e përmendi ish-deputetin e LVV-së, Rexhep Selimi.

Kjo gjë, nxiti reagimin e analistit Xhevdet Pozhari, i cili ia rikujtoi Mustafës se edhe Rexhep Selimi ka qenë aty.

Pozhari ironizoi me Mustafën, duke e pyetur mos është përmalluar vetëm për ata tre të tjerët.

“Edhe Rexhep Selimin e ke pas aty! Apo, je përmalluar veç për të tjerët?”, shkroi ndër të tjera Pozhari.

Image

Foto e publikuar nga Pozhari