Shpirtshitur plasni, jeni bërë krejt bashkë kundër Albinit,
As videot qe po u japin Lista Serbe, as kërcënimet e tyre nuk do e ndalin këtë vend të ec përpara 👇
Doli në sipërfaqe ajo që e dinim të gjithë – krejt janë bë bashkë kundër Albin Kurtit.
“Gabimi” i vetëm i tij është se nuk lëshoi pe përballë asnjë kërcënimi të Listës Serbe, madje edhe me kushtin që të përballet me presionin e ashpër ndërkombëtarë.
Edhe ky përgjim që u shfaq, tregon në esencë se si dinë t’i përdorin situatat kur duhet votuar ligjet që nuk kalojnë pa votën e tyre sepse ashtu thotë Kushtetuta. Dhe, në fakt të përdoren me qëllime të tjera shantazhuese.
Ka kaluar koha kur Serbia na i përcaktonte “heronjtë” dhe “tradhtarët”. Se kush janë plehu i kësaj shoqërie e dimë të gjithë. Veçanërisht ata që mundohen të bëjnë opozitarizëm me presionin që Albin Kurti të zmbrapset.
Sonte, më i bindur se kurrë se kjo Qeveri është në rrugë të mbarë. Shpirtshiturit le të plasin
Xhevdet Pozhari