Situata gjatë Primes së BB Vip2, në një moment Kiara i ka bërë me shenjë Luizit që të jetë më i moderuar në argumenta dhe ky i fundit e ka stopuar me dorë.
Për konkurrentin e fundit të dalë nga shtëpia më e famshme, Armaldo Kllogjeri, ky gjest në dukje i tepruar dhe interpretuar si dhunë, nuk është gjë tjetër se sa një reagim i Luizit i bezdisur, çka mund t’i ndodh kujtdo në jetën normale.
“Unë e mendoj si një bezdisje, jo dhunë, duhet të gjejë një mënyrë tjetër jo atë, se ajo mund të jetë pak acaruese, ajo tek lavamani është një situatë krejt ndryshe, e vazhdueshme. Ne jemi në makinë dhe largohu njëçik ta marr. Kiara është gjithë kohës aty, dhe është gjithmonë në tension. Dhe duke parë se Luizi bën një lojë të fuqishme, madje gati-gati të rëndë, Kiara është vendosur deri diku edhe në rolin e avolkatit. “Shiko, mos e bëj…”, por Luizi ka shkuar për lojë aty, nuk mund të bëjë një lojë që nuk do t’i lejonte të fitonte Big Brother“.
Vlen të theksohet se pasi Kiara fitoi lojën e imitimeve, Vëllai i Madh ka vendosur të llastojë deri diku çiftin, ndërsa ka përgatitur një suitë për të dhe Luizin. Në suitën e cila iu vendos në dispozicion pas kërkesës së Kiarës, çift do të qëndrojnë deri të martën.