Lajme

“E pashë që përveç meje edhe Escobarin e kishte marrë malli për opozitën”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:07 / 24 August 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vizitën e të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me krerët e opozitës.

Kurti u përgjigj me ironi, duke thënë se e ka parë dje që përveç tij, malli për opozitën e kishte marrë edhe Escobarin.

“E pashë dje që përveç meje edhe Escobarin e kishte marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Do ta pyes sot Escobarin se si kaloi, si e kemi opozitën dhe padyshim që për një cështje kaq madhore si sovraniteti, reciprociteti, dialogu kemi pozitë e opozitë”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se është e vërtetë që s’e ka takuar opozitën  prej se kuvendi ka shkuar ne pushim, teksa shtoi se nuk beson se duhet të kthehen nga pushimi që të takohen bashkë.