Lajme

E ulët: Kica ofendon Gërvallën: Një fëmijë i vogël e postoi…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:14 / 8 July 2023

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, e cila në Forumin e Dubrovnikut tha se Bashkimi Evropian pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, është një ‘tigër prej letre’ në aspektin e sigurisë, raporton Gazeta Sinjali.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kica Xhelili ka ironizuar me deklaratën e Gërvallës, duke publikuar një tigër prej letre, teksa ka thënë se ‘një fëmijë i vogël e ka postuar’.

“Nuk e postova unë. Një fëmijë i vogël”,  shkroi ajo.

Ndryshe, ndaj deklaratës së Gërvallës kanë reaguar edhe emisari evropian, Miroslav Lajçak dhe ai amerikan, Gabriel Escobar.

Lajçak tha se BE është unioni më i suksesshëm i shteteve dhe ëndërr e vendeve që trokasin në dyert e BE-së për anëtarësim.

Ndërsa Escobar tha se gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan është falë bashkëpunimit të BE-së dhe SHBA-së.