2:29 / 5 December 2022
Në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Afrim Tovërlani ka folur për “heshtjen” e Federatës së Futbollit të Shqipërisë për ndeshjen Zvicër – Serbi.
Tovërlani tha se “sa i përket Federatës Shqiptare, nëse nuk reagon le ti ngushëllojë së paku. Edhe pse djemtë po luajnë për Zvicrën është nëna e shqiptarëve, kjo na përfshinë të gjithëve ku jemi në krejtë rruzullin tokësor”.
Ai po ashtu shtoi “nëse në raste të tilla shqiptarët nuk janë unik, atëherë nuk mundemi as në raste të tjera”.
Kjo është nata e 16- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.