Lajme

E veshur si shqiponjë! Xhensila Myrtezaj publikon FOTON përrallore me të birin dhe ndan mesazhin kuptimplotë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:56 / 29 November 2024

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka vendosur që të urojë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me një foto të veçantë me djalin e saj të vogël Amen.

E veshur si shqiponjë, Xhensila ka pozuar me të birin, teksa ka postuar foton përrallore në Instagram.

“Urime 28 Nëntori, ditën e Pavarsisë. Urime për të gjithë shqiptarët. Uroj që Shqipëria të vazhdojë të zhvillohet dhe të sukses në çdo hap. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar në ruajtjen e identitetit tonë dhe në ndihmën për një Shqipëri më të fortë dhe më të begatë”, shkruan Xhensila krahas fotos.

E veshur si shqiponjë! Xhensila Myrtezaj publikon FOTON përrallore me

Xhensila Myrtezaj është nënë e dy fëmijëve, e Amen që festoi disa ditë më parë ditëlindjen e tij të parë dhe e Ajkës.