Lajme

E ‘zbulon’ Naim Miftari: Ja kush qëndron pas sulmeve kundër Policisë së Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:25 / 24 June 2023

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se Lista Serbe qëndron pas sulmeve kundër Policisë së Kosovës në veri.

Miftari thotë se Lista Serbe është dora e Beogradit që është formuar për t’i futur të gjithë serbët e Kosovës në urdhrat e Beogradit.

Reagimi i plotë:

Lista Serbe qëndron direkt prapa sulmeve kundër policisë të Kosovës, kjo është kolona e pestë e Beogradit në shtetin e Kosovës!

Detyra e çdo deputetit të kuvendit të Kosovës, duhet me qenë se kur e jep betimin një deputet i saj, së pari ta njeh Republikën e Kosovës si shtet sovran, si shtet të vetin, se e njeh dhe mbron integritetin territorial të Kosovës dhe kushtetutën.

Po Lista Serbe, dora e Beogradit që ishte formuar (marrëveshja Thaçi-Vuçiq) për t’i futur të gjithë serbët e Kosovës nën urdhrat e Beogradit, a i plotësojnë kushtet me qenë deputet të Kosovës, a munden me jetu institucionet e Kosovës pa dorën e Beogradit, Listën Serbe!