Lajme

“Edhe deputetët e Kosovës paguan taksën për të ardhur në shtetin amë”, Vasili: Rama u shërben vetëm interesave të Beogradit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:31 / 27 November 2022

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, në një prononcim për mediat pas largimit nga Kuvendi në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën, u shpreh se  kreu i qeverisë duhej të deklaronte heqjen e traut për shtetasit kosovarë.

Ai shtoi se Rama u shërben vetëm interesave të Beogradit.

“Braktisa fjalën e Ramës sepse mendova se Rama do deklaronte daljen nga Ballkani i Hapur që është tradhtia më e madhe ndaj Kosovës, por ai si peng i Vuçiçit nuk e bëri.

Rama duhej të deklaronte heqjen e traut për vëllezërit dhe motrat nga Kosova, ku edhe deputetet mysafire nga Kosova kanë paguar Ramën dhe oligarkët për të ardhur në tokën amë.

Rama u shërben vetëm interesave të Beogradit.

Sa kohe të jetë Rama kryeministër këto takime do të jenë jo teë sinqerta sepse ai i shërben Vuçiçit dhe izolimit të Kosovës.

Ndaj sot Rama thjesht vazhdoi lojën e pabesë anti-Kosovë dhe humbi rastin për të shpëlarë disa faje të rënda që bien mbi të”, tha Vasili.