Lajme

Edhe pse nuk e ndjek më në Instagram, Loredana publikon video duke dëgjuar këngën e re të Jozit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:21 / 2 June 2025

Duket se marrëdhënia e tyre nuk është në ditët e tyre më të mira, sipas asaj që duket në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për çiftin e krijuar në Big Brother VIP Albania 4, Joz Markun dhe Loredana Bratin.

Siç shihet këngëtari nuk e ndjek më në Instagram, teksa tregon edhe për raportin e tyre aktual.

E në anën tjetër, Lori së fundmi publikoi një video duke shijuar këngën e re të tij “Dhimbje”.

Edhe pse akoma të paqartë, ish-konkurrentja bën me dije se nuk heq dorë lehtë nga ai.

Ata patën ulje e ngritje edhe në kohën kur ishin në Big Brother VIP, duke mos u pajtuar në shumë gjëra.

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të ecë ky raport i dyshes së njohur. /Telegrafi/