Lajme

Edi Rama: Pozicioni i Albin Kurtit me ShBA-në nuk është komod

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:31 / 15 March 2026

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka folur në lidhje me procesin në Hagë, raportet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me këtë proces dhe me ShBA-në.

Rama deklaroi se nuk e ka diskutuar temën e mbrojtjes së të akuzuarve në Hagë me Kurtin.

Megjithatë, Rama e dha një deklaratë interesante.

“Besoj që ai nuk ka dashur të ekspozohet si person që po rrotullon thikën ndaj sistemit ndërkombëtar… Nuk e kam folë ndonjëherë” – tha Rama.

“Pozicioni i tij me Shtetet e Bashkuara nuk është një pozicion komod. Nuk e di sa kanë dhënë ata, me siguri më shumë se ne. Ne kemi ndihmuar më shumë”- shtoi Rama.