Lajme

Edi Rama vizitë zyrtare në Turqi, pritet me nderime të larta nga Erdogan

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:49 / 20 February 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet me nderime të larta shtetërore nga Turqia.

Jashtë në Pallatin Presidencial, Presidenti truk, Rejep Taip Erdogan, e priti Kryeministrin Rama me nderimet më të larta shtetërore.

Me mbërritjen e dy liderëve në rastin e ceremonisë, u luajtën himnet kombëtare të Turqisë dhe Shqipërisë dhe kryeministri Rama inspektoi gardën e nderit.

Gjatë ceremonisë së pritjes presidenti Erdogan përshëndeti delegacionin shqiptar, ndërsa qëllimi i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi mes dy shteteve.