Lajme

Edita Tahiri: Janë shtuar thirrjet që Kosova të përgatitet për vendime të vështira

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:04 / 8 October 2022

Ish-kryenegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, po kërkon që Kosova të sillet me përgjegjësi.

Kjo sipas saj, pas shtimit të thirrjeve që Kosova duhet të jetë e përgatitur për vendime të vështira.

Ajo ka thënë se thirrjet e tilla nuk mund të anashkalohen.

POSTIMI I TAHIRIT:

Jane duke u shtuar thirrjet nga miqte tane nderkombetar qe Kosova te pergatitet per vendime te veshtira, kjo u pa edhe ne takimin e Prages te Komunitetit Politik Evropian. Qeveria e Kosoves duhet ta marre veten, te sillet me pergjegjesi shteterore ndaj thirrjeve te tilla serioze, qe nuk mund te anashkalohen!