11:09 / 29 December 2022
Edita Tahiri, ish-kryesuese e delegacionit të Kosovës në dialogun teknik në Bruksel, ka shkruar një status në të cilin ka komentuartensionimet e fundit në veri.
Ajo ka thënë se pas secilit tensionim, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka bërë kompromise me Serbinë. Madje zonja Tahiri ka bërë edhe një pretendim interesant, duke shkruar se Kurti ka pranuar edhe Asociacionin.