Lajme

Editoriali Sot News- Bekim Jashari, kryetari shembullor që “nuk u la” të vazhdonte punët fantastike…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:00 / 28 July 2022

Si mund tu shpjegohet gjeneratave të ardhshme, që Skënderaj zgjodhi Fadil Nurën para Bekim Jasharit ?

Skënderaj me 2018 zgjodhi për kryetar komune Bekim Jasharin, djalin e heroit Hamëz Jashari.

Për 4 vite Skënderaj u vlerësua nga shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare si komuna me qeverisjen më të mirë dhe më pastër në Kosovë
Shumë projekte të filluara, shumë të përfunduara.

Besimi i ndërkombëtarëve ishte shumë i madh, prandaj dhuruan shumë donacione nga organizatat e tyre.

Për katër vite qeverisje pos lulëzimit të projekteve e zhvillimit të madh, komuna e Skënderaj nuk kishte asnjë rast që u trajtua në gjykata, asnjë shkelje të ligjit, as dyshimin më të vogël për keqpërdorimin e detyrës nga Jashari.

I vetëdijshëm se vjen nga një familje emblematike, Jasharit kjo i shërbeu motiv shtesë për të dhënë gjithçka nga vetja për qytetin e njerëzit e tij.

Ndoshta ky rregull e ky ligj nuk i pëlequ dikuj dhe filluan nismat e para, e zërat se disa nuk e duan më kryetar
Por, në ri-kandidaturën e tij të gjithë Skënderaj ishin të lumtur që do ta kenë prapë në garë.

Fushata me shpifje e propaganda të ndryshme si duket i ndikoj shumë Jasharit, duke mos harruar edhe disa nga parregullsitë që u treguan në ankesa nga Lista Ideal e Bekim Jasharit.

Kush do ta besonte se do angazhoheshin media, portale fiktive, disa analistë e shumë mekanizma të tjerë, për të hequr djalin e Hamëz Jasharit nga kryetari.

Tubimet e Jasharit ishin të stërmbushura, qytetarët e pritnin me dashuri e respekt.

A e menaxhoj mirë Jashari fushatën ? A ishte i përgatitur të përballej me dikë qe nuk la gurë pa lëvizur për ta rrëzuar nga pushteti? Ndoshta jo. Këtë e dëshmoi edhe Bekim Haxhiu kur në një studio televizive tha se Bekimi nuk din të bëjë këtë politikë të keqe, Bekimi nuk dëshiron as ta mendoj një fushatë të ashpërsuar, por kampi tjetër nuk vepronte kështu.

Ndër shpifjet e ulëta ishin që nuk e përkrah familja, zëra këta që e detyruan edhe bacin Rifat Jashari të dal dhe të tregoj se përkrah nipin e tij.

Pastaj që është njeri i Albin Kurtit që po don ta përçajë Drenicën, që ka ardhë me agjenda, e shumë të tjera, pra për dikë duket e pabesueshme, mirëpo nuk u la shpifje e mjet pa përdorur për të hequr nga kryetari djalin e heroit Hamëz Jashari.

Gjatë fushatës tubimet e tij ishin të stërmbushura. Ditën e votimit Exit-pollet e shpallnin fitues, por në fund doli se Bekimi humbi zgjedhjet, pra fiton kundër kandidati i tij Fadil Nura
Kishte akuza për blerje votash, për abuzime, për detyrime, mirëpo u hodhën poshtë nga PZAP.

Festa që organizuan me armë e me fishekzjarre në sheshin Adem Jashari, ishte një turp që do na përcjell gjatë. Të organizosh festime në atë mënyrë që munde djalin e Hamëz Jasharit ? E panevojshme.

Jashari edhe pse shprehej i sigurt në manipulimet që u bënë procesit, nuk e vazhdoj më tutje, por i dorëzoj në mënyrë soleme detyrën kryetarit të ri.

Para disa muajve erdhi rezultati që komuna e Skënderajt gjatë qeverisjes së Jasharit ishte në mesin e komunave më të mira.
Kryetari Bekim Jashari tha se një gjë e tillë është arritur falë transparencës, punës dhe bashkëpunimit dhe meritën u la qytetarëve.

Qeverisja Jashari për katër vite në Skënderaj mbeti shembull si qeveriset një komunë në Kosovë!