Ballina

Editoriali Sot News-Ikën vijat e kuqe. Rritja e Vetëvendosjes, i “vëllazëroi” prapë LDK-në me PDK-në

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:48 / 14 August 2022

Dikur dy partitë më të mëdha paslufte, tani me pak përqindje, PDK DHE LDK  u katandisën keq në zgjedhjet e fundit nacionale, sidomos kjo e fundit pësoi rënie të madhe në 12%

Dy partitë kishin pothuajse gjithmonë një “armiqësi politike”  mes vete .

Në vitin 2008 koalicioni i parë i tyre u tha se ishte për shtetin dhe vendin pasi Kosova po bëhej shtet

Por, aspak nuk ishte klimë e mirë mes partive, pasi disa nga LDK i akuzonin PDK-në se kishin dorë për disa nga vrasjet të pas luftës

Gjithçka u la pas në vitin 2014 kur për postin e kryeministrit Isa Mustafa pranoi koalicionin me PDK, ku partia e Hashim Thaçit atë kohë kërkuan presidentin dhe “pazarin” me ministri

Shumica e deputetëve të LDK-së habitën votuesit duke mos kundërshtuar, por duke votuar pro koalicionin me PDK, që shumë herë e akuzonin edhe për vrasje politike

“Hiti” i atij koalicioni ishe Hykmete Bajrami që tha se ministre po bëhet për Kosovën, pa dëshirën e saj .

Pasi e votuan për president, Hashim Thaçi e “gjuajti” LDK-në pasi nuk i duheshin më dhe vendi shkoi në zgjedhje

LDK reagoi ashpër me krerët e saj, duke i vënë vija të kuqe PDK-së, vija këto që nuk zgjaten shumë, pasi  vet  LDK  e “luti” PDK-në të bëhej pjesë e qeverisë Hoti

Ishte deputeti Shkëmb Manaj, i cili tha se PDK  duhet të vijë në qeverinë Hoti dhe Kosova të mos humb më shumë kohë me zgjedhje

“Kurthi politik” në cilin ra Isa Mustafa te Albin Kurti e gjysmoi LDK-Në, ku partia mbajti zgjedhjet në kryesi dhe në krye të saj erdhi Lumir Abdixhiku, e hapi i parë si opozitë ishte votimi i presidentes Osmani, që i mundësoi Vetëvendosjes komoditetin total në qeveri

Rritja e madhe e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes bëri që armiqësia e tyre ( PDK DHE LDK) të zhduket prapë dhe të kthehet në miqësi, kjo vërehet te krerët e dy partive  edhe te komentet në rrjetet sociale nga simpatizantët e dy partive . ”

Po ashtu lideret e tyre të rinj Abdixhiku dhe Krasniqi  nuk njihen për thumbime politike ndaj njëri tjetrit

Në shumë komuna qeverisin bashkë duke përfshirë kryeqytetin Prishtinën dhe nuk shihen ankesa në partneritetin e tyre

Kështu PDK DHE LDK  po vazhdojnë me qetësi deri te vijat tjera të kuqe ( nëse do të ketë)